"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

31.01.2012

Ç’ është KARMA? – Kuptimi i jetës 7 - sa për reflektim


Çdo shkak ka një pasojë çdo pasojë ka një shkak. Çdo veprim krijon një energji të caktuar, e cila kthehet me të njëjtin intensitet tek pikënisja / tek prodhuesi. Pasoja kthehet në cilësi dhe sasi të njëjtë. E njëjta prodhon të njëjtën: Aksion-Reaksion. Diku në kozmos gjendet një memorizues personal, ku memorizohen veprat. Një ditë kthehen të gjitha, në mos në këtë jetë, në tjetrën...

Motivi i Shkakut mund të qëndrojë në shumë shtresa. Çdo gjë bëhet në përputhje me ligjin. Çdonjëri është krijuesi, bartës dhe përcaktues i fatit të tij. Çdo mendim, çdo ndjenjë, çdo veprim është një shkak, që ka edhe një pasojë. Nuk ka mëkat, nuk ka faj dhe nuk ka rastësi, por vetëm shkak dhe pasojë, që qëndrojnë shumë shekuj dhe shumë jetëra larg njëra tjetrës. "Fati" dhe "Rastësia" janë vetëm nocione, që tregojnë për mosnjohjen e ligjit.

„Karma " është fjalë sanskrite dhe do të thotë"rrotë" (rreth). Karma na detyron neve të lindemi e rilindemi. Për një arsye: Të çlirohem nga padrejtësitë që i kemi shkaktuar dhe t’ i përmirësojmë gabimet. Çdo reinkarnim, është një mundësi e re e mësimit, sepse çdo herë do të konfrontohemi me problemet e pa zgjidhura, me veprat e këqija. Kapërcimi i tyre, nuk është anashkalimi, por konfrontimi me to dhe zgjidhja. 

Shpesh ato zgjidhen me pranimin e tyre. Aq sa më shumë u ikin njerëzit zgjidhjeve të problemeve, aq më shumë rikrijojnë karmë, dmth. rilindje. Karma i nënshtrohet ligjeve të kauzalitetit. Kjo domethënë se veprat e mira, sjellin vepra të mira, të këqijat, sjellin të këqija. Njeriu lindet e rilindet deri sa të përkryhet, pastaj kalon në Nirvanë, gjendje të pagjendje, në mosekzistencë, sepse sipas Budës, çdo ekzistencë është vuajtje. Kjo është e vërteta e parë fisnike tek Budizmi dhe e vërteta e dytë është: shkaku i vuajtjes është dëshira e tepruar, lakmia..."

Kjo është lindja ime e fundit, këtu e tujte, nuk dot ketë mëlindje tjera për mua", thotë Buda.
Përgaditi për lexuesit, nga gjermanishtja Lis Bukuroca



Keine Kommentare: