"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

11.04.2012

A duhet ndryshuar himni? tonight ILVA TARE - RTV ora-news

Nga minuta e 36, për ata që nuk kanë kohë ta dëgjojnë nga fillimi






Më shtatë dhjetor të vitit të që lamë pas, Austria vendosi të ndërrojë himnin. Përveç bijve në himn, do të hyjnë edhe bijat. Qëllimi i këtij ndryshimi është barazia gjinore në Austri. Krist-demokratët (ÖVP – PPA, Partia Popullore e Austrisë) ishte kundër ndryshmit, por në kuvend u aprovua versioni i ri. Në poezinë e Paula Preradovic, në vargun ku thuhej: Vendi (atdheu) i bijve më të mëdhenj...“ u ndryshua në : “...i bijave, bijve më të mëdhenj.” Për këtë ndryshim qe diskutuar gjatë dhe tani u arrit ndryshimi. Nga një janari i këtij viti është në përdorim versioni i ri i cili nuk përjashton gratë nga mëmëdheu...
Këtu mund të gjeni artikullin, publikuar tek Shekulli: A duhet ndryshuar himni? 

A duhet ndryshuar himni? Tonihgt ILVA TARE  tek RTV-oranews



Keine Kommentare: