"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

10.05.2012

A ka shqiptarë në Turqi?

Replikë ndaj reagimit të Zotit Aurel Desareti  tek  Zemra shqiptare me titullin: Dëbimi i shqiptarëve - Gjenocidi (Reagim ndaj z. Lis Bukuroca)

Përshëndetje Zoti Dasareti,

ju falënderoj për këshillat. Për vërejtjen e parë lidhur me kërkesën time për ndryshimin e himnit, nuk do të ndalem fare, sepse e kam argumentuar në shkrimin tim këtu, e publikuar më parë tek gazeta Shekulli, përligjur edhe në debatin televiziv tek Ilva Tare.
Bindja ime është kjo: Himni do të ndryshohet, por jo nga ky brez, që drejton vendin, por diku pas 10 apo 20 viteve, dmth. nga brezi që nuk dëshiron të ekskomunikojë gruan shqiptare...Nga shqiptarët e rinj, me orientim europian...

Sa i përket “shqiptarëve” në Turqi mund të shtoj këtë: Deri në vitet e 80 shqiptarët nëpër fshatra të Maqedonisë shkruheshin si turq, pas protestave të 81, nisi kuptimi i identitetit vetjak. Deri në fillim të viteve të 70 ka pasur emigrimi drejt Turqisë, edhe ata nga shqiptarë, që quanin veten agallarë dhe flisnin shqip, por edhe turqisht nëpër qytete dhe turpëroheshin ta quanin veten shqiptarë (njoh raste të tilla, kam takuar njerëz të tillë edhe kur kanë ardhur në vizitë dhe mburreshin me identitetin e ri. Deri në vitet e 70 betimi më i  madh ka qenë: “N’ kofsha turk!”  Asimilimi i shqiptarëve në Ballkan kishte marrë masa shkombëtarizuese, dhe kjo vërehet tek mbiemrat tonë. Kudo në botë, popujt kanë mbiemra në gjuhën e vet dhe ndoshta fetarë kanë emrin, edhe tek turqit, por kurrë jo mbiemrin, sepse mbiemri shlyen origjinën/identitetin dhe i jep njeriut konotacione vetëm fetare dhe zhduk ato kombëtare. Shumë mbiemra të turqve nuk janë me origjinë arabe/islamike, por turke dhe kanë kuptim në turqisht. Tek ne, jashtë kufirit, kemi më shumë mbiemra turq e arab, se sa shqiptarë dhe jemi denacionalizuar)

Pse unë mendoj se në Turqi nuk ka shqiptarë?  Gjatë masakrave serbe në Kosovë, kudo në botë, ku ka pasur shqiptarë, kanë dalë në protesta; kanë ndihmuar luftën, kanë qenë të organizuar apo kanë bërë llobime, madje edhe nga shqiptarë në SHBA, që dinin vetëm origjinë e vet dhe nuk flisnin shqip. Nga Turqia i dashur Dasareti, nuk ka pasur asnjë metelik ndihmë, asnjë protestë dhe nuk janë identifikuar me vendin e vet, sepse sikur të kishin qenë atje 6 milion shqiptarë, atëherë zhurma e tyre do t’ ishte dëgjuar në botë. Ata i nderuar Zotëri, janë shkrirë në turq, sepse sikur të mos ishte kështu, ata 6 milion nuk do të kishin lejuar që në luftën shqiptaro-maqedone, ta ndihmojë Turqia Maqedoninë me helikopterë. I dashur Dasaret, ndoshta është e tepërt t’ ju përkujtoj se ka dhjetëra faqe interneti të arbëresheve të Italisë dhe nuk ka asnjë faqe interneti të shqiptarëve të Turqisë: Edhe pse disa milion, edhe pse të shkuar para disa dekadave e jo si arbëreshët para gati 500 viteve...

Një studiues kosovar, që ka jetuar me vite në Turqi thotë se atje jetojnë 10 milion shqiptarë. Berisha tha 6 milion. Të themi se janë vetëm 8 milion. Ç’ ka dmth. kjo? Kjo dmth. se Shqipëria e vërtetë, më e madhja, gjendet jashtë vendit të vet dhe jo vetëm kjo, por ne duhet të sillemi, të gjykojmë dhe mendojmë si shumica shqiptare që jeton në Turqi, sepse Shqipëria e vërtetë jeton në Azi! Jo vetëm kjo i dashur mik, por kur përsëritet kjo, ka edhe prapavijë tjetër: Të asimilimit edhe të shqiptarëve që jetojnë në atdhe. A nuk kanë kërkuar të hiqet busti i Skënderbeut nga tryeza e Nanos? A nuk kanë kërkuar ata të ndryshohet historia shqiptare? A nuk mësohet në shkollën turke në Tiranë se Turqia nuk ishte pushtuese?
Mik i dashur, në politikë nuk duhet pranuar atë që thuhet nga interesi i një karrieristi, por të zhbirohet se çka po synohet. Dhe, ajo që po synohet, po thuhet hapur!  Nuk guxojmë të jemi aq naiv e të mendojmë se ata “shqiptarë “ të Turqisë, kanë ndërmend ta ruajnë shqiptarizmin tonë, por ta zhdukin atë që ka mbetur, siç e kanë zhdukur të vetin.
Pra shkurt e shqip, shqiptar është vetëm ai që ndjen veten të tillë, jo në bazë të gjakut siç tha sharlatani Berisha.

Një doktor i shkencave, nuk duhet të marrë guximin mik i dashur e të flasë për gjakun e përzier, sepse gjaku i dashur mik, siç e din, është i njëjtë si tek shqiptarët, ashtu edhe tek kinezët, apo indianët e Amerikës. Përbërja është e njëllojtë. Për gjakun, ashtu si foli Kryeministri jonë, mund të flasë një bujk apo bari, por jo një njeri që ka një titull shkencor.

Unë nuk mburrem as me 24 perandorë romak me origjinë ilire, as me 26 vezirë me origjinë shqiptare. Ata nuk kanë bërë asgjë për atdheun e vet dhe nderoheshin nga romakët, respektivisht nga osmanët, sepse veprat dhe përkushtimi i tyre i kushtohej vendeve, që ata i përkisnin shpirtërisht dhe me orientim.
Sa për sqarim: Unë nuk mohoj faktin se janë dëbuar shqiptarë në Turqi, por unë pranoj faktin se në Turqi, nuk ka më shqiptarë! Këtë e ka dëshmuar lufta në Kosovë, lufta në Maqedoni dhe lufta në Luginën e Preshevës...
Për historinë është e rëndësishme të shkruhet numri i të dëbuarve, por për realitetin është me rëndësi të thuhet e vërteta: Në Turqi nuk ka më shqiptarë. Shpresoj t’ u kem dhënë përgjigje qortimeve Tua dhe mbetem me respektin më miqësor...

publikuar tek zemra shqiptare në rubrikën e komenteve...




4 Kommentare:

Anonym hat gesagt…

I nderuari Lis te pergezoj per shkrimet e tua , por ne kete pergjegje vetem desha te inkuadrohem me nje mendim te nje profesireshe te Uni te Ankares me perardhje bullgare. E takova ne qytetin tone ne Oher ne vitin 1990 ne nje takim te gjuheve ballkanike..., ne pytjen e nje miku tim ish gazetar i Rilindjes se ne turqi jetojne ca milion shqiptar ajo tha po eshte e vertet se jetojn diku mbi 6 apo 7 milion Turqi me perardheje Shqiptare POR ZOTRI ATA NUK PRANOJ ASNJEHERE TU PERNDET PERARDHJA NUK E DI PSE judet , Armenet Azerbejxhanet, etj krenohen me perardhje çpor Shqiptaret e juaj jo .koj ishte pergjegjeja e profesoreshen ...., Pra edhe une i nderuari Lis pajtohem se ne turqi ska Shqiptar

Lis Bukuroca hat gesagt…

Përshëndetje Shpat dhe të falenderoj për komentin: Aty nuk përkujtojnë veten se janë/ishin me origjinë shqiptare, sepse ndjehen inferior, ata edhe kur kanë shkuar, kanë shkuar atje, sepse nuk ishin sa duhet shqiptarë....

Genti Koxha hat gesagt…

Përshëndetje!
Unë, problemin e fshehjes së identitetit të shqiptarëve në Turqi nuk do ta shikoja të ndarë nga fshehja e identitetit prej shqiptarëve në Greqi,Maqedoni(shqiptarët ortodoks kryesisht),Mal të Zi ,Serbi etj.
Dhe gjersa shqiptarët e fshehin identitetin pavarësisht se ku jetojnë,do të thotë që problemi e ka zanafillën e përbashkët! Unë nuk do t'i fajësoja shqiptarët për fshehjen e identitetit,sepse në rast të kundërt ata janë përballur me diskriminimin,ofendimin,papunësinë madje edhe me vdekjen vetëm pse ishin shqiptar! Ajo që duhet të bëjmë në Shqipërinë Zyrtare dhe në Kosovë është që të forcojmë shtetin dhe ta bëjmë të ndihet krenar çdo shqiptar, kudo që ndodhet dhe ta shpalli publikisht pa frikë identitetin e tij/e saj shqiptar!
Dhe nuk duhet të shikojmë kaq përciptazi marrëdhëniet me Turqinë.Kur ndodhi rrënimi i shtetit në Shqipëri në 1997,Greqia afroi plot 200 tanke në kufi me Shqipërinë,pranë Gjirokastrës për të ndërhyrë gjoja në mbrojtje të minoritarëve grekë! Ishte pikërisht kryeministja turke e asaj kohe, Tansu Çiler,që i shpalli ultimatum Greqisë se në rast të ndërhyrjes greke në Shqipëri ,atëherë Turqia brenda 24 orësh do pushtonte të gjithë ishujt grek të Egjeut!!!
Pra mos i shikoni gjërat vetëm bardh e zi,sepse portreti që ju po na servirni ka plot ngjyra të tjera!
Duhet të mësoni edhe një fakt tjetër që është shumë interesant! Ish-kryeministri Pandeli Majko, gjatë një interviste në emisionin "Opinion ",të drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu,tha se gjatë luftës së Kosovës në 99',në Këshillin e Lartë drejtues të NATO-s,po bëheshin diskutime të ashpra mes anëtarëve të Këshillit për të ndërprerë bombardimet mbi Serbi në mënyrë që të bisedonin me Serbinë, në vend që ta bombardonin! Dhe në këtë kuadër në Shqipëri mbërriti një përfaqësues italian, për të takuar zotin Majko që ta pyeste sesi do vepronte Shqipëria në rast të pezullimit të përkohshëm të bombardimeve ndaj Serbisë?,Majko i ishte përgjigjur se në çastin kur të shpallni pezullimin e bombardimeve,Shqipëria do i shpallte luftë Serbisë.Dhe fakti që më tërhoqi vëmendjen ishte kur Majko i tha gazetarit B.Fevziu: " se në momentin kur ne do i shpallnim luftë Serbisë,njëkohësisht do hynin në luftë në krahun tonë dy shtete të rajonit, të paktën njëri shtet ishte i sigurt!",por që nuk i bëri të ditura emrat e këtyre shteteve. Unë jam i sigurt që njëri prej këtyre shteteve ishte Turqia, kurse për shtetin tjetër dyshoj se ishte Kroacia!
Lis, populli ynë ka shprehjen e bukur ,"Miku i mirë,në ditë të vështirë ",prandaj lëri "provat"e e mëdha që po na sjell kundër Turqisë,se po mos na kishte dalë në krahë Turqia në 1997 dhe 1999,tani ne shqiptarët do e kishim humbur jugun e Shqipërisë, prej grekut dhe Kosovën prej serbit!!!!

Lis Bukuroca hat gesagt…

Përshëndetje Gent,

në një artikull tjetër e kam thënë se bashkupinimi me Turqinë duhet bërë, ku kemi interesa të përbashkëta, por jo vëllazëri e halucinacione të ngjajshme. Sa i përket pushtimit të jugut të Shqipërisë, po e them këtë: Pushtimi nga Greqia është i pamundur, sepse Greqia ishte në BEE dhe një anëtar i BEE-së, mund të bëjë probleme, por të pushtoj një vend fqinj, jo. Në Turqi zyrtarisht shqiptarë nuk ekzistojnë, sepse as nuk na shfaqen askund në statistika të pakicave, si psh. të kurdëve apo hebrenjve. Shteti shqiptar ka ekzistuar pa asnjë fije mbështetje nga Turqia që nga themelimi. Turqia në vitin 99 nuk ka bërë as më shumë se Gjermania, as më shumë se Anglia, as më shumë se SHBA-t. Ajo ka bërë atë që është dashur ta bëjë brenda NATO-s, dhe pastaj në luftën sjhqiptaro-maqedone, ndihmoi maqedonët kundër shqiptarëve...Deri sa të jemi miq me amerikanët, shtetet tona janë të sigurta, pastaj integrimi ne BEE, rrit edhe më shumë këtë siguri... Gent, ky është mendimi im, të falendeorj për komentin. Unë nuk jam prej atyre që krenohen me fuqinë ekonomike turke apo gjermane e me sofrën shqiptare të zbrazët...Unë jam i detyruar t' i repektoj disa kombe për shkak të ndihmave në çaste të vështira siç thua, por nuk dua asnjë vend pos timit. As nuk do të krenohem me ata, as nuk do të mburrem me vendet e huaja, sepse shtëpia ime nuk duhet të jetë e Zotit dhe e mikut, por vetëm e imja dhe mund të krenohem vetëm me atë që posedojmë ne si komb...Miqësitë në mes kombeve nuk duhet parë në baza emocionale, por të interesit, sepse ato ashtu si nuk ekzistuan për një shkeull, zhduken përsësri për disa shekuj...Vëllazëria e sotme shqiptaro truke mban një vulë gazepi dhe kariere. Vëllazëria është e lidhur në mes Berishës dhe Thaçit, jo në me sy kombeve, sepse para se ne të pranojmë dashurinë turke, duhet të na shpejgojnë motivet e urrjetjes së kurdeve dhe ngulgfatjen e tyre...