"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

04.09.2012

Aforizma (10) dashuria

»Ti dhe unë jemi një. Unë nuk mund të të shkaktoj dhembje, pa lënduar veten.« M. Gadhi
»Të dashuruarit prej dikujt, mund të jetë edhe një dënim. Mosdija se a na dashurojnë apo jo, është një torturë.» Robert Lehmke
»Më mirë është të na urrejnë për atë që jemi, sesa të na duan për atë që nuk jemi.« André Gide
»Përvoja na mëson se dashuri nuk është kur shikojnë njëri tjetrin, por kur shikojnë në drejtim të njëjtë. Antoine de Saint-Exupery/x/details.png
»Gjëja më e rëndësishme që lëmë në jetë  pasi të ikim, janë gjurmët e dashurisë.» Albert Schweizer
»Aty ku rritet dashuria, lulëzon jeta – aty ku kultivohet urrejtja, pason fundosja.» M. Gandhi
»Ai që nuk dashuron më dhe ai që nuk gabon, le ta organizojë varrimin.» J.W. von Goethe
»Dashuri nuk është ajo që presim për të marrë, por ajo çka jemi të gatshëm për të dhënë.«Katharine Hepburn
»Një pikë dashuri është më shumë se sa një oqean arsye.» Blaise Pascal/x/details.png
»Sikur në tokë të mbizotëronte dashuria, të gjitha ligjet do t‘ ishin të panevojshme.«Aristotel
»Lumturi është dashuria, asgjë tjetër. Kush mund të dashurojë, është i lumtur.« H. Hesse
«Karakteri i një gruaje nuk tregon ku fillon dashuria, por ku përfundon ajo.« Rosa Luxemburg
»Nëse njeriu nuk mund të japë dhe të marrë dashuri pa kushte, atëherë ajo nuk është dashuri, por tregti.« Emma Goldman
»Për të shkruar një letër dashurie duhet t’ia nisësh pa ditur se çfarë dëshiron të thuash dhe ta përfundosh, pa ditur se çfarë ke thënë. Jean –Jacques Rousseau
»Shuma e jetës sonë janë orët në të cilët kemi dashuruar.« Wilhelm Busch
»Zemra e një gruaje dhe kështjella janë të ngjashme. Ato mund të njihen vetëm pasi të jenë pushtuar.« Ludwig Klaisch
»Nëna është njeriu i vetëm në botë, i cila të donë para se të të njohë.« J.H. Pestalozzi
»Për botën je kushdo, por për dikë je bota.« Erich Fried
»Shumica e njerzve kanë nevojë për më shumë dashuri se sa meritojnë.«Marie v.Eschenbach
»Njeriu është i lumtur në bashkëshortësi, kur me më shumë dëshirë kthehet në shtëpi se sa del jashtë.« Heinz Rührmann
»Fëmijët, që nuk duhen nga prindërit bëhen të rritur, që nuk dinë të duan.«. Pearl S.Buck
»Këmbëngulja për ta harruar një njeri, domethënë të mendosh në të. Jean de la Bruyère
»Ajo që fitohet me dhunë, mund të mbahet vetëm me dhunë.« M.Gandhi
   
Nga frëngjishtja Lis Bukuroca


Keine Kommentare: