"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

15.03.2013

Për sa sekonda mund të zbulohet fjalëkalimi Juaj? Gazeta DITA

Telekomi gjerman informon përdoruesit e vet për fjalëkalimin dhe shpejtësinë me të cilën një haker mund të grabisë identitetin apo faqen e dikujt. Mark Nicholas Wales, anglez, ekspert në fushën e internetit thotë se shumë fjalëkalime, mund të deshifrohen për më pak se një sekondë, edhe atë, me një kompjuter të rëndomtë, që gjendet sot në treg. Metoda më e shpeshtë tek hakerët është i ashtuquajturi sulmi i fjalorit (dictionary attack). Ata kopjojnë në një program një numër të madh të fjalëkalimeve dhe emra të përdorueseve, që shfaqen më dendur, pastaj programi punon deri sa të depërtojë në wlan, në programin e emailit, ose në xhirollogarinë bankare online. Eksperti i internetit Mark Burnett në vitin 2011 kishte grumbulluar një listë me 10.000 fjalëkalime që përdoreshin shumë shpesh. Në fakt, ai kishte mundur ta kursejë punën aq të madhe, sepse 91 për qind e të gjithë përdoruesve, përdorin 1000 fjalëkalime të njëjta.

Fajlëkalimet më të thejshta, përdoren më dendur
Fjalëkalimet më të shpeshta dhe më të pëlqyer ishin password, 12345612345678, që kapen më shpejt se një sekondë. Një kompjuter i rëndomtë mund t‘ i bëjë diku katër miliard  llogari brenda sekondës. Tek kjo shpejtësi shkronjat dhe numrat në listën e Burnettit nuk janë ndonjë pengesë e madhe. Nëse për shembull “Ursula24” nuk gjendet në fjalorin e hakerëve, atëherë tek katër miliard llogari për sekondë, as kjo nuk paraqet vështirësi të veçantë. Brenda 15 orëve, edhe “Ursula24” shfaqet në shesh.

Për 44 miliard vite i sigurt
Një fjalëkalim si "N2dd/Q:2" do të zgjaste 5 ditë për t’ u shfaqur. Mirëpo meqenëse hakerët kanë rersurse më të mira se një kompjuter normal, atëherë gjatësia e fjalëkalimit dhe kombinimi, mund të pengojnë grabitjen e padëshirueshme. Për ta zbuluar për shembull kodin "N2dd/Q:2_ruefL” duhen 44 miliard vite.  
Si fjalëkalime  prej budallai konsiderohen këto kode që qenë vjedhur në Amerikën Latine: 123456, 1234567, 123456789, alejandra, 111111, alberto, tequiero, alejandro etj. Ndërsa fjalëkalimet më idiotike të vjedhura në SHBA nga myspace ishin : password1, abc123, myspace1, dhe password. Tek gjermanët: 1234565,  f*cken, passwort, Baby  dhe schatz.  Si fjalëkalime të lehta konsiderohen edhe datëlindjet dhe emrat e qenve apo maceve në shtëpi. Të atilla janë edhe emri i bashkëshortit, bashkëshortes apo fëmijëve, sepse emra të tillë, mund të merren me mend dhe futen në fjalor.  Fjalëkalime të thjeshta janë edhe emri i rrugës, kodi postar dhe numri i shtëpisë. Nëse deri sot nuk u është vjedhur identiteti në fb apo ndonjë faqe dhe keni  pasur fjalëkalim si më lart, atëherë deri tani nuk ka pasur dikush interes për t’ iu pushtuar faqen apo identitetin. Është koha e fundit ta ndërroni.

Si duket një fjalëkalim i sigurt ?
Duhet të ketë së paku gjashtë, deri në tetë karaktere, shkronja të përziera me numra apo pika, thyese, kllapa dhe viza. Sa më shumë, aq më mirë. Me rëndësi është që njeriut të mos i shkojë mendja aty.
Mënyra më e lehtë për të krijuar në fjalëkalim të sigurt, është kjo: merreni si shembull këtë fjali: “Herët në mëngjes shkoj me qenin të shëtitem”, shkruani shkronjat nismëtare:  HNMSHMQSH, shënoni para çdo fjalë një numër dhe do të kemi këtë fjalëkalim: H1N2M3SH4M5Q6SH. Për ta zbuluar një fjalëkalim të tillë, hakerit i duhen një milion vite. Ai nuk ka këtë kohë në dispozicion.
Disa fjalëkalime dhe koha për sa mund të zbulohen, ja disa shembuj:  dashuria, për 52 sekonda, 123456789, 2 sekonda, dashuria1 për 7 orë, dashuria100 për një vit,  te dua,  me pak se një sekondë, fjalekalim, për  9 orë, fjalëkalim me  “ë”, 4.000 vite, (përdorimi i shkronjave “ç”, “ë” dhe me theks, bën fjalëkalimin shumë më të sigurt), një datëlindje si psh. 25101979 do të zbulohej për  00,25 sekonda. Kush dëshiron të provojë parashikuesin e fjalëkalimeve të Nicholas Wales, për shkaqe sigurie, nuk duhet të shkruaj fjalëkalimin e vet të vërtet, por një kod me shkronja apo numra që i ngjan fjalëkalimit Tuaj. Sa kohë mund të rezistojë fjalëkalimi Juaj, mund ta konstatoni këtu. 


Keine Kommentare: