"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

18.05.2013

Ra perdja si qepallat tua

n'takim t'parë pa durim
në të dytin pak zemërim
në të tretin shtrirë të ndezur
në të katërtin prush i mbledhur

në të pestin n'arrati
në të gjashtin ik' dhe ti
në të shtatin perdja ra 
si qepallat plot hata

n'shpirt strehuar dhembshuria
ku qe kyçur dashuria
ku qenë shkruar dhjetëra shpresa
dhe skalitur qindra mbresa

ku u dogjën shtatë dëshira 
tok me epshet më të dëlira
ku jehuan shtatë piskama
ku u tretën shtatë ofshama 

ku vështrojmë herë pas here
vjeshtë e dimër dhe kësaj vere
atë kështjellë të rinisë
bërë nga grimcat e dashurisë

dhe nga malli shkojmë aty
qoftë diell qoftë me shi
ndoshta ikim dhe sylotuar
por krenar që e kem jetuar...
Nga përmbledhja Hijedritat e jetës
Te lulu Hijedritat e jetës
Hijedritat e jetës, botimi i dytë





Keine Kommentare: