"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

21.06.2013

Nuk kisha ditur të të dua

Dje të pash në Veronë me të dashurin tënd dorë për dore
nën ballkonin e Xhuljetës
të qeshur dhe të lumtur
si kurrë më parë

aty kuptova
se nuk kisha ditur të dua si duhet
as të çmoj ty
as të të puth
as të bëj dashuri

atëherë besoja se ti ishe imja
si syzat e mia
këpucët apo çadra

kur kuptova dashurinë
dhe mënyrën si rritet ajo
ti ike e tmerruar
siç din të ikin vetëm gratë e fisme
të zhgënjyera
pa shikuar prapa
e trisht por plot shpresë


Nga përmbledhja me poezi

  •  Hijedritat e jetës

  Ribotim, plotësim dhe redaktim si libër elektronik

  •  Hijedritat e jetës



Keine Kommentare: