"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

27.12.2013

10 faktet psikologjike mbi seksin

" Seksi është sipërfaqja e fërkimit, në të cilën përpiqemi për të ndezur zjarrin e dashurisë ", thoshte mjeku dhe shkrimtari gjerman Gerhard Uhlenbruck. Më pak poetike, por gjithashtu të vërteta: dhjetë fakte psikologjike për seksin.

1. Pritja ka kuptim: keni fjetur për herë të parë me shoqen pas martesës? Nëse po, atëherë urime - e ardhmja juaj duket e trendafiltë. Këtë sugjeron të paktën një studim i kohëve të fundit nga Dean Busby nga Brigham Young Universiti në Utah. Ai së bashku me disa koleg ka intervistuar rreth 2.000 njerëz të moshës 19 - 71. Disa ishin të martuar para gjashtë muajve, disa para disa dekadave. Ata është dashur t' u përgjigjen 300 pyetjeve – në mesine e tyre edhe pyetjen kur kishin pasur raportin e parë me partnerin, sa e lumtur dhe sa stabile ishte bashkëshortësia e tyre. Rezultatet lexohen si një pleduaje për abstinencë seksuale. Çiftet të cilët kishin pritur për marrdhënien e parë deri në martesë, përjetonin lidhjen e tyre jo vetëm si më shumë të qëndrueshme, ata ishin edhe më të kënaqur – madje, ata ishin më të lumtur me seksin se sa çiftet që kishin bërë " atë" para martesës. Shpjegimi i Busby: është e mundur që partnerët, që nuk presin deri tek martesa, verbohen më shumë nga aspketet seksuale dhe neglizhojnë dallimet themelore, që më vonë u hakmerren.

2. Asgjë nuk bën njeriun më të lumtur se sa seksi: gati-gati mund të merrej me mend. Mardhënia e rregullt seksuale është sjellës i lumturisë. David Blanchflower nga Kolegjit Dartmouth në New Hampshire dhe Andrew Oswald i Universitetit Warwick shqyrtuan në vitin 2004 për studimin  e tyre të dhënat e 16.000 amerikanëve të rritur. Rezulati ishte më pak befasues: asgjë nuk bën njeriun aq të lumtur sa seksi. Të dy shkencëtarët madje paskan llogaritur edhe shkallën në të cilën lumturia mund të përkthehet me para. Një çift që ka marrëdhënie seksuale një herë në muaj, "fiton" 40.000 euro më shumë në vit. Ose me fjalë të tjera: kush nuk ka marrëdhënie seksuale, duhet të fitojë 40.000 € më shumë, për të qenë po aq i lumtur sa ai që ka mardhënie një herë në muaj.

3.Seksi dobëson ankthin para publikut: vuani nga frika kronike në provime? Keni ankth para një prezentimi ceremonial? Atëherë piskologu Stuart Brody i Universitetit skocez i Paisley ka një këshillë për ju: para një takimi të rëndësishëm duhet patjetër të kryeni marrëdhënie seksuale. Për studimin e Brody në vitin 2006 duhej t' i shënonin aktivitetet e tyre seksuale 22 burra dhe 24 gra për dy javë rresht. Pas skadimit të afatit, të gjithë duhej të zgjidhnin një detyrë – edhe atë, para dëshmitarëve. Disa duhej të mbanin një fjalim, të tjerët të zgjidhnin një detyrë në matematikë. Kur Brody mati vlerat e gjakut, konstatoi këtë: më të relaksuar ishin pjesëmarrësit, që kishin pasur marrëdhënie seksuale në dy javët e fundit. Më shumë kishin vuajtur nga ankthi ata pjesëmarrës, që kishin jetuar të përkorë. Brody supozon se rolin vendimtar ka luajtur hormon i quajtur oksicotinë. Ky neurotransmiter lirohet gjatë seksit dhe në situata të vështira kujdeset për dozën e nevojshme të relaksimit.

4. Seksi është i mirë për zemrën: Kjo vlen së paku për burrat – siç ka konstatuar Shah Ebrahim nga Universiteti i Britanisë së Madhe në Bristol në studimin e tij në vitin 2002. Gati për 20 vjet studiuesi kishte përcjellë rreth 2400 burra nga qyteti valisik Caerphilly. Rezultati: kush kishte rregullisht një orgazmë, rrezikun nga sulmi në zemër ose goditje në tru mund ta zvogëlonte përgjysmë. Sipas shkencëtarit, mirëpo është e nevojshme të bëhet tre deri katër herë seks në javë. Nga hiçi, nuk ka fitim.

5. Lotët e gruas vrasin epshin mashkullor: shkencëtarja izraelite Shani Gelstein nga Weizmann Institute of Science për studimin e saj iu lut dy grave të shikojnë filma të pikëllueshëm dhe lotët e derdhur, t' i ruajnë në një enë. Pastaj ajo u ngjiti 50 burra një shirit të hollë nën hundë. Ndonjëherë kishte lëng të lotëve, ndonjherë tretësirë kripe. Befasia: kur burrat ndjenin erën e lotëve, atëherë ishin më pak të përndezur dhe fotografitë e grave i gjykonin si më pak tërheqëse dhe duke shikuar një film, ndjeshin më pak të ngacmuar. Në pështymë e tyre u gjet edhe më pak testosteron. Duket qartë se lotët transmetojnë sinjale, që apelojnë më shumë tek empatia se sa tek epshi.

6. Mbipesha dëmton jetën seksuale: Këtë e konstatoi Nathalie Bajos në Universitetin e Paris-Sud. Për studimin reprezentativ vitin e kaluar analizoi një anketë me më shumë se 12.000 pjesëmarrës. Rezultati: njerëzit me mbipeshë, jo vetëm se kanë partnerë më pak, por burrat me masë të tepruar trupore kanë tendencë për mosfunksionim ereketiv (impotencë).

7. Gratë lidhin seksin me nënshtrimin: Amy Kifer nga Universiteti i Miçiganit u tregoi pjesëmarrësve të studimit në vitin 2006 fjalë të ndryshme në një monitor. Detyra : ato duhej të reagonin shpejt në nocione, që kishin të bëjnë me nënshtrimin. Më parë mirëpo Kiefer shfaqte fjalë tjetër. Ose kishte të bëjë me seksin ose ishte krejtësisht neutrale. Dhe ja: kur fjala kishte të bëjë me seksin ato përgjigjeshin shumë shpejt duke e lidhur me nocionet që kishin afri me nënshtrimin. Kjo tregon, sipas Kiefer, se për gratë "seksi" dhe " nënshtrimi" janë të ndërlidhura. Sepse me një "fjalë seksuale" truri stimulohet dhe kështu me sa duket edhe mendimi i nënshtrimit. Prandaj gratë edhe reagojnë më shpjet, kur një fjalë shfaqet, që në fakt ka të bëjë me nënshtrimin.

8.Gratë kanë një gjen të orgazmës: Jo pak gra kanë probleme për ta përjetuar orgazmën gjatë seksit. Kjo nuk është gjithmonë për shkak të partnerit, përmblodhi të paktën një ekip britanik i studiuesve në një studim në vitin 2005. Shkencëtarët të udhëhequr nga Tim Spector nga St Thomas ' Hospital në Londër kërkuan nga 4000 veta, të gjithë binjakë një apo dyvezorë, të plotësonin pyetësorët për jetën e tyre seksuale. Përafërsisht çdo e treta grua ka raportuar se nuk përjeton një orgazmë gjatë raportit seksual ose rrallë. Por me sa duket gjenet gjithashtu luajnë një rol. Sipas Spector vështirësia për të ndjerë orgazmë gjatë aktit seksual deri në 34 përqind është i kushtëzuar nga gjenet e trashëguar.

9. Burrat e pasur u dhurojnë më shumë orgazma grave: edhe diçka nga kabinetet e kurioziteteve shkencore: Thomas Pollet nga Universiteti i Newcastle pohon seriozisht në studimin e tij të vitit 2009: gratë me partnerë të pasur kanë më shpesh orgazmë. Pollet analizoi të dhënat nga një studim kinez. 5000 persona qenë pyetur edhe për jetën e tyre seksuale, duke përfshirë aty 1534 gra me partnerë. Pollet thotë se ka gjetur një lidhje interesante: aq sa më shumë fiton burri, mundësia për të përjetuar orgazmë gjatë seksit tek gruaja, ishe aq më e madhe.

10. Ekzistojnë 237 motive për të pasur marrëdhënie seksuale: David Buss dhe Cindy Meston nga Universiteti i Teksasit në Austin për studimin  e tyre kanë anketuar në vitin 2007 rreth 400 veta për të dhënë një arsye pse bëjnë seks. E pabesueshme: shkencëtarët në fakt regjistruan 237 motive të ndryshme. A nuk besoni? Atëherë shikoni këtë në këtë Word-Dokument ku janë rreshtuar 237 motive. Nëse iu bie ndërmend motivi i 238, respekt!

Autori, Daniel Retting
marrë nga Alltagsforschung
nga gjermanishtja Lis Bukuroca





Keine Kommentare: