"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

22.04.2014

Këta jemi

Sikur të mundohesha për vetveten
aq shumë
sa bregosem për çështjen shqiptare
për shtetetin ligjor
për barazinë gjinore
për të drejtat e njeriut
për ligjet e shpërfillura
aporvuar sa për sy e pa faqe
do t' i kisha punët shumë më mirë
do të kisha më shumë kohë për shetitje
për vrapim
për takime me të dashurit
me shokë real
të prekshëm
ndoshta edhe do të kisha merituar dashuri më shpesh
dhe piskatur sa të dëgjojnë edhe fqinjët
e jo të stepem e plogështohem duke lexuar gazeta:
çudira dhe sharje dhe thyerje tabush
dhe ndryshime surratësh
ditën dhe natën
nga e moralshmja
deri tek ekstremizmi
nga mallkimi i dashurisë
deri tek madhërimi i vdekjes
dhe
sikur të mendoja për veten
mbi të githa
do të kisha fjetur më mirë
por, edhe kur nuk shkruaj
nuk jam i qetë
nga zhgënjimi, trishtimi dhe gjykimet perverse
klosharëve, sharlatanëve dhe proftierëve të kaosit të dirigjuar
nga i cili përfitojnë
dhe në fund them vet me vete: nuk do të shkruaj
ne nuk ndryshojmë brenda një dekade
na duhen shekuj...
kur shfaqet njëri që ndërton
faniten dy apo tre pranë tij
që rrënojnë dhe përfitojnë
këta jemi ne
dhe të tillë jemi
mund t' i fshijmë hundët me mëngë
të pështyjmë mbi tavolinë
të shajmë nënën dikujt
duke korrigjuar nga arsimimi i dobët nga ta “çifsha nanën”
në të “qifsha nënën”
duke sharë tjetrin si spiun
pse e kanë sharë atë në shtëpi si “tinzak”
duke prodhuar spiun pa pushim
për ta fshehur spiunazhin vetjak
dhe paguesin
edhe pse gjoja i arsimuar
i mungon shkopi dhe delet
edukatë nuk ka marrë kurrë
por mësuar t' i përkthej ofendimet e marra
dhe krekoset si gjeli mbi pleh
dhe fajet nuk i ka ai
por plehu që e duron...
ani
koha do t' i nxjerrë rrënjët në diell
tok me pagesat
dhe obligimet që ka marrë
për të shtangur dhe rrënuar nga brendia

Në fotografi të drejtat e njeriu aprovuar nga Asamblea Nacionale Franceze gjatë seancave të 
20, 21,23,24,dhe 26 gusht të vitit 1789, pranuar nga mbreti. Ishin rezultat i iluministëve francez...

Keine Kommentare: