"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

21.04.2014

Poliandria, edhe tek ne...

Në vitin 88 pata blerë tri veprat (III, IV dhe V) të Eqrem Çabejt në Prishtinë, ku herë pas here hidhja një vështrim dhe lexoja ndonjë punim shkencor. Janë ndërt ato libra bazë, si Gilgameshi, Iliada...Komedia Hyjnore...Marin Barleti...Kanuni...Klasicizmit francez, FGJSSH, që njeriu u kthehem përsëri edhe atë duke nisur leximin, aty ku e hap fati. 

Shpesh kështu lexoj edhe poezi, nga mungesa e kohës. Qëllova tek faqja 199, vepra V, ku dijetari madh flet mbi ZAKONE DHE DOKE TJERA tek ne. Mbeta i shtangur; nuk kisha dëgjuar e as lexuar kurrë, se tek ne paska ekzistuar poliandria: martesa e një gruaje me shumë burra.

Ndikimet i ndan Çabej në faza të ndryshme zakonore, citat „:a)“para-indogermane, b) nji indogermane, c) nji greke të vjetër, d) nji romake, e) nji balkanike, dhe f) osmane.
a) Të parët indogermanë të Shqiptarëvet gjetën në Gadishullin e Ballkanit, sikurse Grekët në Hellas, nji popullsi para-indogermane me nji kulturë të trashigueme, zakonet e të cilëve i muerën pushtuesit. Kështu Dr. Karl Patsch na tregon se fisi ilir i Ardjanvet sundohej prej Mbretneshave, gjithashtu na kallzon se në fisin tjetër ilir të Liburnëve ekzistonte në nji mënyrë të gjanë polyandrija e gravet.

Një tepricë e kësaj kulture para-indogermane gjindet, si mbas Jokl-it, edhe sot në Shqipni. Ky zakon i couvades (bashkëjetesë me disa burra) shifet në Belsh të krahinës Dumre, në Shqipnin e mesme. Mbas ktij zakoni, burri, kur grueja lindë fëmin, lot rolin e lehonës, bjen në shtrat dhe pret miq.“ Përfundim citati.

Ploiandri d.m.th. kur një grua martohet me shumë burra. Për këtë pata lexuar diku para shumë viteve se ekziston akoma në Indi. Me dy burra quhet, biandri.
Tek wikipedia tek zëri mbi poliandrinë thuhet ekziston edhe sot në Tibet, Kashmir, Butan (këtu pak e praktikueshme, por legale), Nepal, Kongo, Nigerinë Veriore dhe se se ka ekzistuar në lashtësi te grekët, dëshmojnë Ksenofoni, Polibi, Plutarku dhe Demaskeni.

Pëveç poliandrisë po ekzistueka më dendur akoma e ashtuquajtura poliandria fraternale (vëllazërore), ku disa vllezër apo të gjithë, janë të martuar me një nuse. Shpesh takohet në Indinë Jugore, Tibet, kryesisht në krahinat e Himalajeve. Ekzistencën e poliandrisë fraternale e dëshmon në Spartë edhe Polibi. Në Tibet nuk ndahet as toka e trashëguar në mes vllezërve, e as nusja dhe breze të tëra posedojnë tokën e njëjtë.

Qesari u paska atribuar këtë edhe bretonëve në Francë. Sot po ekzistueka edhe Cicisbizmi. Ndoshta e lexoni si term për herë të parë, ashtu edhe unë, por dihet se aty këtu eksziton, por jo hapur siç e përkufizon nocioni.

Cicisbizëm domethënë, kur gruaja ka një burrë në shtëpi dhe një dashnor jashtë. Jo biandri, sepse biandria nënkupton dy burra në shtëpi. Tek cicisbizmi që paska ekzistuar në Nigeri në kohën koloniale, gruaja nuk paska pasur të drejtë të zgjedh burrin, por vetëm dashnorin duke i paguar burrit një taksë për kënaqësinë seksuale.

Ekziston edhe poliandria korporative (trupore, fizike) dhe qenka një formë e veçantä e poliandrisë fraternale, ku atësia i atribuohet në mënyrë kolektive të gjithë vllezërve.
Ndërsa poliandria jokoporative, edhe kjo si formë e veçantë e poliandrisë vëllazërore, qenka bashkëjetesë, ku çdo vëlla pranon atësinë e një fëmije të lindur nga një dashuri kollektive, por jo domodoshmërisht edhe rolin social të prindit. Zakone të çuditshme njerzore të këtij planeti.

U nis me Çabejn dhe ndikimet zakonore tek ne, përfundoi me cicisbizëm dhe poliandri jokoproative, por mundësia për të konsultuar sot burime, është aq marramendëse dhe për ne që nuk gjenim libra dikur e fotokopjonin apo ia kalonim njëri tjetri dorë në dorë, kjo botë sot, kryesisht për t' arsimuar, është tepër fascinuese dhe magjepsës dhe e jashtëzakonshme, kryesisht me temat, seminaret apo punimet shkencore, që publikojnë universitetet...

Më imtësisht, artikulli në gjermanisht: Portreti i një familje poliandrike në Tibet
gazeta die "Zeit" në Kinën perëndimore. Burrë, burrë, burrë dhe grua: Mann, Mann, Mann und Frau
« Plus de maris pour plus d’enfants! » Më shumë burra për më shumë fëmijë...

Keine Kommentare: