"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

04.08.2014

Antiamerikanizmi është tradhti kombëtare

Politika shtetërore palestineze nëpërmjet ambasadorit në Beograd u proklamua si politikë pro-serbe. Ai tha shkurt e qartë se Kosova nuk kan qenë kurrë e pushtuar nga Serbia dhe se Kosova është një krijesë e Perëndimit. Parimisht mund të kuptohet kjo deklaratë, sepse ai flet për interesa nacionale palestineze, e jo për interesa fetare. Shtetet nuk kanë në mes vete lidhje emocionale miqësore, por kanë vetëm interes, dobi nacionale. Asnjë njeri me dy palë mend të shëndosha në kokë, nuk mund të përkrahë luftën. Çdo vrasje është traumatizim i një familje. Çdo vrasje e njeriut është një tragjedi në vete dhe përfundimi i një bote. Lufta është fundi i racionalitetit njerzor.

Të gjithë popujt e Ballkanit para interesave karrieriste individuale, vendosin interesat nacionale dhe arrijnë të na diskriminojnë dhe dominojnë në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Greqi e Turqi. Nuk kemi dëgjuar kurrë një politikan serb, malazez, maqedonas të shpallë Vladimir Putinin vëlla, edhe pse kanë lidhje gjaku, gjuhësore dhe fetare. Politikanët tanë kur janë në pyetje ngritjet e tyre, i imponojnë popullit vëllazëri. Perëndimi ka dhe do të ketë një problem me Erdoganin dhe me ata ministra turq, që përpiqen të ndalojnë të qeshurit e grave, por jo qarjen e tyre. Perëndimi nuk e sheh me sy të mirë nënshtrimin e Kosovës ndaj Turqisë.

Të shkruhet me emocione për palestinezët, është e lehtë. Kanë shkruar edhe në kohën e Titos, sepse ishte politikë jugosllave. Më kujtohen akoma Sabra dhe Shatila. Kështu edhe për Sajgonin, Vietnam. Shkrimi jonë mirëpo nuk do të ketë ndikim askund në botë. Arab janë diku 200 milion dhe kanë shumë më shumë fuqi se sa ne për ta ndryshuar gjendjen atje. Në Arabi Saudite protestat pro-palestineze shpallen në kundërshtim me Kuranin... Kosova ka diku 1.3 milion banorë brenda dhe pesha e saj në politikën globale është aq e madhe, sa e Gjylekarës (katund i Gjilanit) për Ballkanin.

Po nëse shkruajmë, atëherë shkruajmë kundër shtetit të hebrenjve, edhe nëse arsyetohemi se nuk jemi kundër popullit hebre, kjo nuk do të na ndihmonte shumë. Me atë shkrim ne do t' i dërgonim mesazhe radikalëve se ne kemi ideale të njëjta. Ata mund të krenohen me ndikimin e tyre. Nëse e bëjmë këtë kundër hebrenjve, atëherë përkrahim idenë e palestinezëve se Kosova është tokë serbe e pushtuar nga Perëndimi. Nëse luftojmë shtetin e Izraelit, atëherë luftojmë hebrenjt që luftuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Këtu injorojmë interesat nacionale dhe përplasim ide naive, me besim naiv për drejtësi universale, çfarë nuk ekziston, por duke shpërfillur dhe harruar se para interesit nacional, nuk kanë vlerë bindjet e mia private. Sikur të ekzistonte drejtësia universale, atëherë palestinezët do kishin shtetin, kurdët, baskët e shumë popuj tjerë...Nëse jemi aq emaptik për shkak të lidhjes fetare, atëherë urdhëresë është të heshtet se janë në pyetje ineteresat nacionale, çfarë ne nuk i kuptojmë, nuk i dimë se çfarë janë, çfarë qëllime kanë dhe sa mund të dëmtojnë. Nuk i kuptojmë se nuk kemi pasur shtet dhe nuk marrim vesh se dëmi mund të jetë kolektiv, edhe ndaj tyre që nuk e merituan.

Antiamerikanizmi është antishqiptarizëm i kulluar. Antiamerikanizmi është tradhti. Tradhti në Perëndim konsiderohet, kur një individ vepron kundër interesave nacionale. Antiamerikanizmi nuk është vetëm mosmirënjohje, por është edhe përgaditje për ta kthyer Serbinë në Bonsteel. Serbia po punon për këtë dhe dalngadalë po pranohen shpjegimet e saja. Harroni përrallat e Thaçit për abetare se kufitarët kosovarë mbrojnë kufijtë. Policia serbe hyn e del në veri kur t' i teket. Shtetin e Kosovës nuk mbron askush, e as nuk mund ta bëjë, përveç Bondsteelit.

Perëndimi ka ditur për akuzat ndaj Thaçit edhe më heret, por nuk i kanë besuar, i pat kundërshtuar edhe Barnard Couchner, por kur nisi interpretimi i intervenimit të NATO-s dhe shpallja e tij si interes strategjik amerikan, ndryshoi çështja. Pasoi edhe luhatja e Thaçit mes Lindjes dhe Perëndimit. Madje, madje u shkua aq larg sa shfaqeshin edhe numra të avionëve duke u përpjekur meritat t' ia kalojnë Turqisë. E fakti është se pa NATO, Turqia nuk do ta niste asnjë avion, sepse pas qafe do ta kishte gjetur Rusinë. Kaq e thjeshtë është kjo matematikë politike me interesa nacionale në këtë planet. SHBA nuk ka pasur interese në Kosovë, për këtë flet intervenim tejet i vonuar humanitar. Aty ku ka interes SHBA, reagon brenda jave. Shpjegimet shqiptare Serbia ua ka dhe ua prezanton Perëndimit. Me deklarata të tilla zhvleftësohej akti humanitar amerikan dhe shpallet përfitim, profit. Nuk kanë degraduar intervenimin amerikan vetëm klerik të ndikuar nga bindjet fetare, por edhe akademik, madje edhe Rexhep Qosja tek Rudina Xhunga e përmblodhi si “interes strategjik amerikan.“ Pas vrasjes së amerikanëve në Gjermani, pati edhe kërkesa për t' u tërhequr SHBA nga Kosova, nëse ndodhë një akt i tillë në Kosovë, Amerika mund të largohet, sepse miu nuk mund të tallet me luanin, as ta mashtrojë, jo. Edhe një: në rezonin e politikës shtetërore gjermane është mbrojtja e shtetit të hebrenjëve.

Çfarë del si facit nga ky artikull? Kemi të drejtë ta dëmtojmë aq shumë interesin nacional, aq sa i lejojmë vetes ta dëmtojmë familjen tonë. Derisa nuk perceptojmë shtetin si grumbull i familjeve tona, do ta dëmtojmë, rrënojmë, ashtu si morëm pjesë në rrënimin e Jugosllavisë.

Keine Kommentare: