"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

17.08.2014

Ju flet Kadare

Është një verbëri e pafalshme, për të cilën duhet të ndihemi fajtorë të gjithë. Në fund të fundit është një projekt i hershëm serb, famëkeqi drafti i Cubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarë - Evropë. Në këtë draft, një vend i veçantë i kushtohej rolit që do të luanin imamët dhe hoxhallarët e Kosovës për shpërnguljen e një pjese të kombit shqiptar jashtë Evropës, dhe sidomos për turqizimin e tij. Serbia ka problem me shqiptarët e evropianizuar

E vetmja shpresë, edhe ajo gjysmë haluçinante, ka qenë shfytyrimi i botës shqiptare. E mbushur me xhami dhe tek-tuk ndonjë shkollë e vetmuar (shkollat janë për sllavët, për ju mjaftojnë xhamitë), hapësira shqiptare përherë e më tepër do t’i ngjante Anadollit.

Është tepër e habitshme, për të mos thënë makabre, që disa vjet pas shpëtimit të Kosovës prej ndërhyrjes atlantike, bëhen përpjekje që mirënjohja t’i kalojë Turqisë! Kjo histori është e vjetër.

Tani për tani kundërshtarët e Evropës nuk dalin haptas, e maskojnë fjalën «evropianizëm» pas «sllavizmit», por nesër, kur të ndihen më të fortë, do ta hedhin maskën dhe haptas do të kthehen kundër Evropës dhe SHBA-së.

Kam lexuar në shtypin tuaj se këto grupime radikale drejtohen nga shërbimet e fshehta serbe dhe pse jo, ruse. E besoj këtë. Është e logjikshme. Ka mbi gjysmë shekulli që Rusia nuk po i ndahet Ballkanit. Pas ngjarjeve të Ukrainës, pesha gjeostrategjike e gadishullit është duke u rritur. E gadishulli pa faktorin shqiptar s’mund të kuptohet.

Kur Millosheviqi nisi aventurën e tij antishqiptare gjithë strategjinë e bazonte mbi shpresën se Evropa me SHBA-në, në çastin e fundit do të bëheshin me të kundër shqiptarëve. Pas thyerjes së kësaj shprese, nisi një fazë e dytë: shpresa se Evropa dhe SHBA do të pendoheshin.

Vrasja e dy aviatorëve amerikanë prej një shqiptari të Kosovës në Frankfurt, ashtu siç u bë e njohur, shpaloste një simbolikë të keqe. E para, sepse sipas një tradite emocionale, aviatorët përftohen si pjesa më e zgjedhur dhe heroike e një ushtrie, e dyta, sepse kishin qenë pikërisht aviatorët amerikanë që kishin rënë në sy në bombardimin e Beogradit.

Rrjedhimisht vrasja e dy të tillëve mund të merrej si një hakmarrje dyfish poshtëruese për shqiptarin: burracake, si çdo vrasje pas shpine, poshtëruese në kulm, ngaqë kryhej për hir të Serbisë kundër Kosovës.

Ishte, me sa dukej, kjo arsye që opinioni amerikan u trondit aq shumë. Opinioni shqiptar duhej të trandej edhe më fort. Në vend që të nxirreshin mësime ndaj akteve të tilla kundërevropiane, që ishin në të vërtetë kundër shqiptarëve, vazhduan lëshimet. E bashkë me to provokimet meskine kundër Perëndimit, për të përfunduar te xhihadistët shqiptarë në Siri, që i vunë kapakun gjithçkaje.

Skënderbeu, siç ndodh me personazhet e mëdhenj, mbështjell rreth vetes gjithçka thelbësore që ka të bëjë me kombin shqiptar.

Sot, pas 600 vjetësh, ai mbetet personazhi numër një, më aktual se kurrë, i lidhur drejtpërdrejt me problemin themelor të kohës: rikthimin e Shqipërisë në Evropë. Ai është programuesi i parë i këtij projekti. Ka 600 vjet që himnizohet për këtë projekt dhe po aq vite që sulmohet pikërisht për të. Në këtë pikë ai është i pamposhtur dhe do të dilte i pamposhtur, qoftë edhe kundër vetë Shqipërisë, në rast se ajo do ta humbte përkohësisht orientimin, siç i ndodhi gjatë komunizmit.

Duke e pranuar Skënderbeun si një personazh të madh të saj, Evropa ka pranuar në të vërtetë thelbin shqiptar, atë që rastis të jetë më i fortë se Shqipëria fizike.
Nuk ishte as pjellë e ndonjë miti, e as e ndonjë besimi fetar. U gjend në qendër të historisë dhe kjo s’është aspak një metaforë. Ideja e mbrojtjes së Evropës nga mësymja osmane ishte ideja e parë e kohës. Shumë popuj u rreshtuan për mbrojtjen e saj: ballkanasit, hungarezët, polonezët, austriakët, por Kastriotit i qëlloi të gjendej pikërisht në rrugën e mësymjes së parë, asaj më të tmerrshmes.

Arbëreshët e cilësojnë si «të pafat», ngaqë nuk arriti dot të tërhiqte plotësisht Evropën, për të luftuar në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë ai bëri të pabesueshmen: bashkoi aq sa mundi ushtrinë dhe kështjellat e tij me evropianët, sidomos me afrimin e fundit të jetës. Do të mjaftonte vetëm ky akt, në të vërtetë kjo ide, për ta bërë të pavdekshëm.


Marrë me shkurtime nga Zëri, intervista e plotë realizuar nga Arbana Xharra: Kurthi serb: Turqizimi i shqiptarëve - armiqësimi me Evropë 

LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON


LIBRA TE LULU


Keine Kommentare: