"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

16.10.2014

Barbarizmi mizantropik, gazeta BLIC

Tifozët serb treguan botërisht se në çfarë derexhe janë dhe nuk arritën të fshehin mërinë e tyre, as para kamerave. Para botës. Urrejtjen patologjike ndaj njeriut e nënvizuan pastaj edhe zyrtarët, me deklarartat e tyre në mediet serbe, shoqëruar me qindra komente denigruese dhe raciste. Si kjo turmë gjykuan edhe Presidenti Nikoliç dhe Kryeministri Vuçiç, politikan të kalitur në partinë fashiste të quajtur “Partia Radikale Serbe“dhe ish kosovari Daçiç, nxënësi i Millosheviçit. Që të tre deri dje ndjekës konsekuent të ideve fashiste serbe, sot të konvertuar në nacional - demokrat, por, kur e kërkon nevoja, i kthehen shkollës së tyre: retorikës fashiste dhe mbrojtjen e fytyrës serbe nga njëmbëdhjetë lojtarë shqiptarë. Nga njëmbëdhjetë futbollistë shqiptarë, që ishin të rrethuar nga 35.000 tifozë serbe, mjaft prej tyre të çartur dhe 3500 policë të Serbisë, që vandalizmin patriotik serb, e luftonin me pasivitet stoik. Shteti serb, që dëshiron t' i bashkangjitet BE nuk qe në gejndje as të mundësojë ardhjen e tifozëve shqiptarë, e as të garantojë mirëvajtjen e lojës për 11 shqiptarë të paarmatosur. Aty Serbia dëshmoi se nuk ka adiminsitratë funskionale shtetërore, por një Qeveri për televizor.

Britmat “vritni shqiptarë, deri sa të mos mbetet asnjë”, nuk janë nxitje për një duel sportiv, por janë yshtje dëshpëruese, që bëhen gjatë një lufte të armatosur. Normalisht, në këtë çast ose është dashur të nxirren nga stadiumi ata patriot serb, ose të ndërpritej loja. Nën atë trysni psikologjike, me thirrje për vrasjen e lojtarëve kundërshtarë, shqiptari nuk ka mundur të luajë i papenguar emocionalisht.

Policia serbe nuk intervenoi sepse në Serbi është normale të urrehet shqiptari. Në Serbi është normale të urrehet kroati, boshnjaku, slloveni, gjermani, austriaku, italiani, francezi, anglezi, amerikani, bullgari, hungarezi, e shumë kombe tjera. Për Serbinë në vitin 2014, është normale të piskatet vritni lojtarët e skuadrës kundërshtare.

Para një publiku me aq shumë urrejtje, flamuri nuk ka qenë i nevojshëm për të provokuar publikun, do të kishte mjaftuar edhe një gol i skuadrës shqiptare, për t' i derdhur huliganët serb në stadium. Ata nuk u penguan nga 3500 polic serb, që kundër popujve tjerë, ishin në gjendje të mbillni tmerr viteve të 90. Tani, nuk arritën të ndalin qindra huligan. Loja nuk u ndërpre pse zbriti flamuri në stadium, por pse zbritën huliganët. Të rasyetohet qëndrimi i huliganëve, është politikë nacionaliste, fashiste dhe raciste. Sepse përligjet vepra e tyre duke gjykuar me nivelin dhe IQ” e tyre.
Ajo nuk ishte në fakt një ndeshje sportive. Serbet nuk e përjetonin si të tillë. Trishtimi se mund të humbnin, i kishte katapultuar ata në një gjendje paniku. Çdo qeveritarë serb, që është në gjendje të mendojë, reagimin vandal, e arsyetoi me provokimin. Asnjëri nuk përmendi thirrjet fashiste për zhdukjen e shqiptarëve. Një njeri që lejon të provokohet, tregon se i mungojnë aftësitë kongnitive për ta kontrolluar gjendjen e vet dhe reagon në mënyrë instiktive, ashtu si reagon edhe kafsha. Një njeri me këtë kapacitet mendor, mund të ndërsehet si qeni dhe mund të komandohet si kafsha. Nëse gjykojmë sipas atij shpjegimi të filozofisë serbe, atëherë kemi të drejtë edhe të dhunojmë gra nëpër rrugë nëse janë me fustane të shkurtër. Jemi të provokuar, ne burrat e Ballkanit. Nëse jemi në një plazh nudist, atëherë mund ta pallojmë majtas e djathtas, sepse edhe aty jemi të provokuar. Të këtij niveli intelektual, ishin përligjet e politikanëve serb që në bazë të biografive të tyre në partitë radikale, mund të krahasohen me nacional-socialistët e Hitlerit.

Shtypi botëror informoi gjerësisht për këtë. Edhe sot ngjarja është e pranishme në të gjitha gazetat. Në ditën e parë dominuan shpjegimet serbe, në të dytën nisën çarjet dhe tek sot, nisi të integrohet edhe pikëvështrimi shqiptar. Të vërtetën shqiptare ka ndihmuar shumë edhe deklarata e një zyrtari serb që flamurin e krahasoi me kryqin e thyer fashist dhe kokën e Hitlerit në një stadium të Izraelit. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse gazetat gjermane shpjeguan me disa radhë veprimtarinë e Ismail Qemali dhe Isa Boletinit. Kështu lexuesi ka mundur të gjykojë pse ato dy personalitete historike, që kanë luftuar kundër pushtimit osman dhe serb, paskan merituar të krahasohen me një psikopat si Hitleri.

Edi Rama duhet të shkojë në Beograd. Roli tij në Ballkan është i madh. Ai ka ndikim të madh në tri shtete. Pastaj ai ka fituar besimin e kancelares Merkel dhe duhet të vazhdojë me rolin e fituar për zbutjen e egërsirave të Ballkanit. Ai duhet të flasë atje edhe për Luginën, kundër degradimit të komunës së Preshevës në një bashkësi lokale dhe të ngulë këmbë në hapjen e një spitali, sepse nëpër spitale serbe, shqiptarët paguajnë nga 100 deri në 2000 euro. Gratë preshevare nuk mund të lindin në Preshevë, por udhëtojnë në Vranjë, e as të rinjtë shqiptarë nuk mund të marrin patentën aty, por në qytetin serb, në Vranjë. Ndër shumë arsye tjera, edhe ky është motivi pse Edi Rama duhet të shkojë në Beograd. Nëse duanë ata, le ta anulojnë vizitën...
Nëse Serbia nuk është në gjendje të luajë futboll me vendet e Ballkanit, çfarë kërkon atëherë në BE me këtë skuadër politike radikale?

PS.: Nuk dihet nga erdhi ajo fluturake dhe kush kishte vizatuar atë flamur. Nuk është flamuri aktual shqiptar. Një sfond i zi si ai i “Shtetit Islamik”, nëse nuk është vepër e ndonjë shqiptari me arsim inferior, atëherë ky flamur është vepër e Sigurimit Sekret serb. Nuk është i lehtë kalimi i kufirit me fluturake dhe atë vizatim në pëlhurë... Dje b92 raportotoi se fulturakja është nisur nga një kishë afër stadiumit. Kur një vepër mbetet pa autor, atëherë zakonisht qëndrojnë pas Sigurimet Sekrete. Nëse e kanë bërë shqiptarët, atëherë në mënyrë masive njoftoi botën me dy personalitete tona dhe Shqipërinë etnike.

Sidoqoftë, nga oxhaku i fisit të Berishajve pati mbështetje për vandalizmin racist të Serbisë. Një fjalë e urtë shqipe thotë:” Çka ka shpija kallxon fmija!“

GAZETA BLIC

Keine Kommentare: