"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

17.10.2014

Kush e dërgoi flamurin në Beograd?

Sjellja e lojtarëve shqiptarë ishte e drejtë. Për çdo lavdatë. Dikush kërkon prej tyre gjakftohtësi. Është lehtl të kërkohet nga divani, por tepër vështirë t' i përmbahesh në stadiumi, ku pa pushim jehon “vritni shqiptarët.” Nuk mund të gjykohet për veprime njerëzore duke përjashtuar apo pezulluar përkohësisht natyrën njerëzore. Për të shpërfillur flamurin, njeriu duhej të ishte tepër gjakftohtë, i paprekur emocionalisht dhe tepër shumë i ekuilibruar apo edhe bosh në aspektin kombëtar.

Disa analistë kërkojnë nga lojtarët shqiptarë të kishin ulur kokën dhe duruar nënshtrimin dhe poshtërimin publik, por lojtarët tanë befasuan dhe kundërshtuan. Të reagosh në atë mënyrë i rrethuar me dhjetëra mijëra serb, flet për një komb dhe arsyen pse ai ekziston. Futbollistët shqiptarë nuk u treguan primitiv me këtë akt, por reaguan ashtu siç do të kishte reaguar çdo lojtarë në botë, që duke luajtur top, mbron flamurin e vet që valëvitet në tribuna. Kjo qe e ndaluar për shqiptarët dhe megjithatë, pranuam lojën. U qe ndaluar edhe publiku, por megjithatë, pranuan lojën. Heshtën edhe kërcënimin me vrasje, por nuk duruan t' u merret flamuri me të cilin tash e diku 600 vjet rrëzohen e ngrihen, por nuk e lëshojnë nga dora.

Krahasimi i lojtarëve me Adem Jasharin është krahasim i poshtër, sepse degradon sakrifikimin e tij. Adem Jashari nuk ka luajtur futboll me policinë serbe. Sidoqoftë, sa here kemi mospajtime me Turqinë apo Serbinë, shfaqen shqiptarët që mbrojnë ato dy shtete. Serbia po mbrohet mirë me liderët fashistë të saj, me mbesën e Berishës dhe Serbia nuk ka nevojë për satelitë shqiptarë.

Nuk është e rastësishëm zgjedhja e Olsi Ramës si drejtues i saj. Kjo është planifikuar mirë nga Shërbimi Sekret serb. Serbia kishte përgatitur diçka, por nuk funksionoi si duhet. Mund të na duket simpatike notimi i flamurit mbi Beograd, por është tepër vështirë të besohet se është vepër e një shqiptari. Për ta bërë këtë një shqiptar i Kosovës, siç deklarohet, apo disa nga Maqedonia, siç shkruajnë, apo disa nga Zvicra, apo një nga Kukësi, ai apo disa veta, duhej të shkonin disa ditë më herët në Beograd, të gjenin stadiumin në qytetin e panjohur, të flinin diku dhe natyrisht, të merrnin me vete fluturaken dhe posterin. Krejt organizmi, numri i madh i policëve flet për pamundësinë e një organizimi të tillë të përkryer. Sikur ta kishte bërë një njeri vet, do të kishim pasur tashmë informata të qarta dhe jo disa. Po kush e bëri këtë?

Qeveria serbe refuzoi shqiptarët në stadium sepse ajo dinte se diçka po përgatitej. Këtë ua kishin thënë edhe perëndimorëve. Ata dinin se diçka do të ndodhte. Meqenëse ata dinin, ata e kishin përgatitur vet. Po arsyeja? Qëllimi tyre ishte të anulohej vizita e Edi Ramës dhe të dëmtohej Shqipëria. Drejtues i fluturakes do t' ishte Olsi Rama. Olsi Rama ka bërë këtë me kërkesën e Edi Ramës dhe pas Ramës, qëndron shërbimi amerikan dhe krejt kjo, do të diskutohej me Putinin.

Qeveria serbe mendoi se Rama do të reagonte në mënyrë primitive, me hakmarrje dhe pastaj do të na hidhnin fajet. Rolin që ka luajtur Edi Rama në Berlin, ata nuk e kanë përpunuar akoma. Serbia dhe Berisha punojnë për largimin e tij. Serbisë i nevojitet një njeri si Berisha, që Perëndimi nuk e donë, jo një si Rama, që pranohet me respekt.

E dyta: Po vinte Putini dhe ata kishin menduar se situata do të eskalonte më shumë dhe në këtë çast, do të flitej për Mitrovicën. Nevojitej një casus belli. Për këtë sigurisht ka munguar pajtimi dhe guximi i Putinit dhe krejt projekti, ka rënë në ujë. Biseda me dyer të mbyllura, është bërë për të diskutuar këtë dështim. Deklaratat dhe ofendimet e qeveritarëve serb bëheshin për ta rrënuar vizitën e Ramës. Me Putinin ata bëjnë presion psikologjik mbi Europën. Reagimi tyre nuk ishte normal. Nuk ishte normal justifikimi i veprave të huliganëve nga elita politike serbe dhe krahasimi i flamurit shqiptar me atë të Hitlerit, sepse nën flamurin shqiptarë, nuk janë pushtuar kurrë troje serbe, e as masakruar apo djegur serb. Sikur policia të kishte penguar huliganët, loja do të kishet vazhduar, por ajo duroi rrahjen, madje edhe karriget.

Serbia ka shumë frikë se Ramës po i jepet një rol udhëheqës, që do ta dëshironin ata. Duke mos anuluar Edi Rama vizitën, ruajti integritetin e vet dhe nuk u bë viktimë e projekteve serbe. Nëse është vepër shqiptare, atëherë ai arriti të bëhet lajm planetar, si Shqipëria etnike, ashtu edhe dy personalitete kombëtare. Nëse është vepër serbe, atëherë bën publicitet për shqiptarët, por nuk përfituan gjë, sepse planet e tyre u kuptuan...

Keine Kommentare: