"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

18.04.2016

Kujtoje LDK

(Parodizim i poezisë së Prevértit: Barbara)


Mban mend LDK?
Atë ditë kur binte shi pa pra në Prishtinë
Kur ti ecje vithetundur, por krenare
Pa pushtet e tmerruar e lagur
Nëpër shi
Kujtoje
Sidoqoftë kujtoje atë ditë
Mos harro
Kur pushteti qe strehuar në pallat
Dhe nga dritarja piskati emrin tënd
LDK
Kurse ti vrapove e poshtëruar drejt pushtetit
Vithengritur
E qullur e lazdruar e etur
Dhe u hodhe në prehërin e tij plot epsh
E shthurrur
vitheskuqur
Kujto këtë LDK
Oh LDK
Po bien rrena pa pra në Prishtinë
Siç binin dikur plumba
Mirëpo nuk është më ashtu, është prishur krejt burrëria
Është kokëvarje përzishmërie zhgënjimi e pikëllimi
Madje nuk ka as trima më
Thjesht vetëm pallavra në Prishtinë
Që treten si tarafë
Tarafë që lehin e zhduken
Prrockave të shiut në Prishtinë
Për t’ u qelbur larg
Larg shumë larg nga Prishtina
Nga e cila nuk mbeti gjë me moral
As tek ti LDK
As tek Pushteti


Prill 2015



Keine Kommentare: