"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

08.09.2016

Si parapërgatit kleri luftën, Bota Sot, Zëri

Mosdurimin dhe urrejtjen, rrjedhimisht përgatitjen për terrorizëm, për vrasje dhe luftë të përhershme, ka bërë kleri i religjioneve monoteiste duke u predikuar besimtarëve fanatizmin dhe duke u thënë se vetëm tufa e tyre, shkon në parajsë, kurse të gjitha tjerat, në ferr.

Duke stigmatizuar tjetrën si kope inferiore, të gabueshme, të mashtruar, kanë përligjur eliminimin, dëbimin ose përpjekjen për konvertim të dhunshëm! Pa atë parapërgatitje sugjestionuese, motivuese dhe injektimin e urrejtjes nga klerikët monoteistë, vrasja aq mizore, do t’ishte më e rrallë, por jo e paimagjinueshme. (Budistët predikojnë mosvrasjen edhe të insekteve!)

Vendeve industriale u nevojiten konflikte të tilla sepse profiti nga shitja e armëve, është tepër i madh. Kjo është arsyeja pse Arabia Saudite konsiderohet mike, edhe pse inkubatori kryesor i radikalizmit, por luftohet kalifati, i cili zbaton ligjet e njëjta!

Pra lufta është sistem, që mbështetet nga nënsistemi themelor fetar dhe ajo nuk është asgjë tjetër, pos një industrie dinamike, pa të cilën nuk do të jetojë njeriu. Nga çdo plumb, nga çdo vrasje e plagosje, fiton dikush: nga arma, industria, nga vrasja kleri, nga plagosja industria farmaceutike.

Njeriu lufton tërë jetën për t'u shquar, për t’ ngritur mbi njerëzit tjerët, qoftë me pasuri, qoftë me dije, kurse shtetet e forta e bëjnë të njëjtën gjë, mbi shtetet e dobëta. Duket si ligj i natyrës, ku peshku i madh, do të mbijetojë dhe pasurohet duke ngrënë të voglin, pastaj, në ditë, për t'u ngrënë të gjithë, nga insektet dhe bakteret!

Mund të thuhet se paqja do të jetë vrull i brendshëm i përhershme i humanistëve, por luftërat nuk do të pushojnë kurrë, sepse humanistët, nuk do të merren me politikë. Njerëzit kanë interesa vetjake. Shtetet kanë interesa nacionale. Dëshirë e zjarrtë e përhershme e industrisë, do të jetë lufta larg vetes. Pasion i përhershëm i klerit, do të jetë parapërgatitja psikologjike e besimtarëve për të urrejtur njëri tjetrin deri sa të nisë lufta, ku pastaj, do të zbrazet krejt indoktrinimi i barbarisë njerëzore.

Duket e pabesueshme, sepse pikërisht ata që gjoja përgatisin njeriu për parajsë, e mbushin me aq shumë urrejtje, sa bëhen pjesë integrale e atyre sistemeve të ndërlidhura, që ndihmojnë industrinë e vrasjes dhe prandaj, mund të quhen si ideologë fillestarë të industrisë së kufomave. Pse? Sepse ata japin mësimet! Sepse ata varrosin pasuesit e mësimeve të veta, pra shkaku varros me një ceremoni të zymtë pasojën e vet. Çdo vrasja në emër të urrejtjes fetare, është rezultat i klerit. Përjashtim këtu mund të bëjë vetëm ai klerik, që nuk predikon urrejtjen ndaj asnjë religjioni tjetër, madje që edhe rekomandon leximin e librit tjetër. Çdo besim mund të ketë mendime të mira, si mund edhe të ketë edhe parime, që sot nalohen me Kushtetutën demokratike, ose janë qesharake për epokën tonë.

Mund të duket paradoksale, por populli shqiptar ka shpëtuar fundamentalizmave fetare duke e pasur si mur ndarës brenda tyre religjionin shqiptar: Kanunin e Lekë Dukagjinit. Kanuni besohej dhe zbatohej në mënyrë rigoroze, më shumë se çdo religjion, por edhe respektohej më shumë se çdo shenjtorë ose perëndi e imponuar me pushtim.

Sidoqoftë, edhe nëse kleri iluminohet dhe nuk predikon më urrejtjen, luftërat do të mbijetojnë si interesa industriale, por intensiteti, do të jetë shumë më i vogël, kurse popujt do të mund të luftojnë më shumë për humanizmin. Meqenëse zoti shkroi disa libra monoteiste, atëherë domethënë se disa herë u pendua, korrigjoi vetveten dhe publikoi libra të rinj, por nuk i interesoi kurrë për fragmentimin e tyre. Para disa shekujve dijetarët gati 100% ishin besimtarë. Në intervistë e fundit, Richard Dawkins, tek revista 'Stern', thotë se vetëm dhjetë për qind e shkencëtarëve të sotshëm, besojnë në zot. Nëse bazohemi në konstatimin e tij, atëherë religjioni i ardhmërisë, do të jetë dija dhe humanizmi.

----------------------------------------


Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.




Keine Kommentare: