"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

03.12.2016

Stephen Hawking, mendime...

"Armiku më i madh i dijes nuk është injoranca, por iluzioni i dijes."

"Përdorimi i perëndisë si përgjigje ndaj pyetjes mbi origjinën e ligjeve, është e barabartë me zëvendësimin e një misteri me një tjetër."

"Ne jetojmë jetën tonë të përditshme gati pa kuptuar pothuajse asgjë nga bota. Pak vëmendje i kushtojmë mekanizmit që gjeneron dritën e Diellit, nga i cili varet jeta jonë; gravitetit që na lidh për një Tokë, mungesa e të cilit do të na hidhte në hapësirë si pasojë e lëvizjes rrotulluese, apo atomet nga të cilët jemi të përbërë dhe nga të cilët varet stabiliteti thelbësor. Nëse do të lëmë pas dore fëmijët (që nuk kanë dije të mjaftueshme për të formuluar pyetje të rëndësishme), pak prej nesh shpenzojnë kohë për të pyetur pse natyra është ashtu siç është; nga ka ardhur kozmosi, apo ka ekzistuar gjithmonë: po nëse një ditë fillon koha të ecën prapa dhe efektet të paraprijnë shkaqet; ose a ka kufizime përfundimtare në atë çfarë dhe sa mund të kuptojnë njerëzit?"

„Ajnshtajni e kishte gabim kur tha: "Zoti nuk luan zare". Nëse vështrojmë vrimat e zeza, në fakt Zoti jo vetëm se luan zare, por nganjëherë na huton duke i hedhur ato, ku nuk mund të shihen.”

"Ne krijojmë histori me vëzhgimet tona dhe nuk është historia ajo që na krijon ne.“

"Universi mund të krijohen nga asgjëja në bazë të ligjeve të fizikës. Nuk është e nevojshme të thërrasim zotin për të ndezur fitilin dhe për të vënë procesin në lëvizje."

"Nuk ka mrekulli, as përjashtime në ligjet e natyrës."

“Ligjet e shkencës nuk bëjnë dallim në mes të kaluarën dhe të ardhmes."

"Ne e shohim universin si e shohim sepse ekzistojmë."

"Kufizimin e vëmendjes në çështje tokësore, do të thoshte vënie e kufijve shpirtit njerëzor."

"Qëllimi im është i thjeshtë. Ai është kuptimi i plotë i universit: pse është bërë ashtu siç është dhe arsyeja pse ai ekziston."

"Për miliona vjet njerëzimit ka jetuar si kafshët. Pastaj ndodhi diçka që çliroi fuqinë e imagjinatës sonë: ne mësuam për të folur."

"Nëse çdo yll do t'ishte një kokërr kripe, një lugë çaji do të mjaftonte për të mbledhur të gjitha yjet që shohim me sy, por të gjitha yjet në univers, do të mbushnin një sferë prej më shumë se 12 kilometra në diametër."

„ Të pyetet se çfarë ishte para fillimit të universit, është aq e pakuptimtë, si edhe kur pyetet çfarë ka në veri të polit verior?”

"Ne jemi vetëm një race më e avancuar e majmunëve në një planet të vogël, i cili rrotullohet rreth një ylli krejtësisht mesatar."

"Natyrisht, shumë njerëz do të kërkojnë ndalimin e manipulimit të gjenomit të njeriut, por unë dyshoj shumë se ata mund ta parandalojnë. Nëse ne nuk krijojmë rend totalitar botëror, diku një njeri do të krijojë njeriun e optimizuar në fund të mijëvjeçarit të ardhshëm - nëse njerëzimi vjen deri atje - ndryshimet do të jenë thelbësore!"

“Nëse universi kishte një fillim, atëherë mund të pranojmë se u krijua nga një krijues. Por në qoftë se universi me të vërtetë është përfunduar tërësisht në vetvete, nëse me të vërtetë nuk ka kufi dhe nuk ka skaj, atëherë nuk do të ketë as fillim dhe as fund; ai thjesht është aty. Atëherë ku do të ketë vend aty për një Krijues? "

"Mund të merret me mend se ka një numër të madh të qytetërimeve tjera në univers."
nga italishtja Lis Bukuroca


**************************
Më shumë nga Lis Bukuroca:


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht



Keine Kommentare: