"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

06.12.2016

Gabimet e akademikut

Rexhep Qosja paska shkruar një libër mbi korrupsionin në Kosovë, përveç Rugovës, të korruptuarit tjerë kishte akuzuar si në komunizëm, në stilin:" Shokë, armikun e kemi edhe brenda partisë. Duhet të jemi vigjilentë!", por me emër e mbiemër, sulmohej ndonjë disident i burgosur, ose ndonjë "armik" i vdekur!
Qosja paska bërë me atë libër një rekapitullim të asaj që analistë e gazetarë, kanë shkruar, kur ndodhte, jo vite e dekada më vonë, por "live" dhe, janë shkruar mijëra faqe: në Kosovë e Shqipëri!


Kush do të lexonte një libër për ndodhi që din çdo qytetarë dhe që njeh ato personazhe me emër e mbiemër, por që Qosja ua mbron sedrën dhe integritetin duke i shndërruar në anonim? Duke sulmuar të gjithë dhe asnjë!

Demokracia nuk mbrohet me metoda dhe ligjërim komunist. Përgjegjësia e fjalës në shtet ligjor, është më e madhe se sa në diktaturë. Vetëm në një sistem të korruptuar mund të shpallen njerëzit tradhtarë dhe të merret roli i prokurorisë dhe gjykatës. Nga ky pushtet i degjeneruar deri në palcë, ka përfituar edhe Rexhep Qosja. Shkollarizmi qosjan ka ndikuar në publicistikën shqiptare, sa kemi pak analistë, që nuk kanë shpallur tradhtarë ata që nuk pajtohen me pikëvështrimin e tyre. Kjo është shpërbërje me pasoja të mëdha për homogjenitetin e një populli!




Gjermanët thonë e liga duhet zhdukur qysh në embrion, kurse Qosja me atë libër mban një fjalim pacientit, i cili tashmë është i ballaist, edhe atë, duke i dërdëllitur në vesh motivet e alivanosjes, por që i sëmuri e ka dëgjuar së paku dy dekada më herët nga specialistët.

Dhe, kur paska filluar korrupsioni në Kosovë? Ai, sipas Qosjes, paska lindur me krijimin e LDK-ës dhe me Ibrahim Rugovën. Por çfarë thonë studimet e Transparency International? Shikoni grafinë majtas për vendet me më pak korrupsion.



tu vendet më të korruptuara në botë:

Më lart harta me vendet më të korruptuara në botë. Aq sa më kuq, aq më të zhytur! Qosjes mirëpo nuk i duhet shkaku i vërtetë, por i duhet njeriu që duhet ta gozhdojë. Për ata që ka simpati, nuk përmend me emër e mbiemër! Sipas PISAs arsimi i Kosovës mban vendin e tretë në botë nga fundi, kurse ne, në vend se të festojmë Ditën e Pastruesit të shkollës, ne kremtojmë Ditën e Mësuesit! Në vend se të akuzohen milionerët e gjallë, ai akuzon Rugovën e vdekur. Kështu denonconi dikur komunistët. Nuk mund të bëheshin të mirë vet, nëse nuk degradonin tjetrin! Suksesi i njërit, varej nga shkatërrimi i tjetrit. Kështu sillej subkultura e fillimeve të shekullit XX.

Keine Kommentare: