"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

20.01.2017

Moralistë janë njerëz që veten kruajnë, ku ju kruhet të tjerëve

Samuel BeckettMoralistë janë njerëz që veten kruajnë, ku ju kruhet të tjerëve.”
(Samuel Beckett, shkrimtar dhe dramaturg irlandez, 1906-1989)

Nga shumë pushtetet e gënjeshtërt, që në botë janë efektive, teologjia është njëri nga të parët. “ (Mahatma Gandhi, politikan dhe reformator indian, 1869-1948)
Perëndia është një hipotezë e shpikur nga njeriu në përpjekje për t'u përballur me problemet e ekzistencës. (Sir Julian Huxley, biolog anglez, 1887-1975)
Dogma nuk është asgjë tjetër, pos një ndalim i rreptë i të menduarit!”
(Ludwig Feuerbach, filozof gjerman, 1804-1872)

Cili religjion është i vërteti? Për masën secili, për njeriun që mendon i vërtetë është vetëm ai religjion, që ai krijon vet. (A.O. Weber)
Unë jam ateist me mëshirën e zotit.” (Luis Bunuel, regjisor spanjoll, 1900-1983)
Paragjykimi shemb frone, padituria altarët.”
(Marie von Ebner-Eschenbach, shkrimtare austriake, 1830-1916)
Unë nuk di si të ligjëroj filozofinë pa u bërë pengues i religjioneve të sjella këndej.” (B. de Spinoza, filozof holandez , 1662-1677)
Religjion është të mos besohet në asnjë zot - të besohet ai, domethënë të merret nëpër gojë. (të bëhet blasfemi )“ “(Ludwig Anzengruber, dramaturg austriak, 1839-1889)
Feja nuk do të rifitojë kurrë pushtetin e saj të vjetër, derisa të mos i shikojë ndryshimet në fytyrë, siç bën edhe shkenca.”
(Alfred North Whiteshead, filozof dhe matematikan angelz-amerikan, 1861-1947)

Kush lavdëron religjionin e tij, ai nuk ka fe.” (Salomon Baer-Oberdorf)
Të menduarit është një punë e mundimshme, të besuarit është një rehati.“(Ludwig Marcuse, dt. Philosoph, 1894-1971)
Bota është plot me njerëz që predikojnë ujin, por që vet pinë verën.”
(Giovanni Guareschi, ital. Schriftsteller, 1908-1968)

Ateizmi është një shenjë treguese se religjionin po konsiderojmë si çështje serioze.“
(Sir Karl Raimund Popper, filozof angelz, 1902-1994)
Nëse ekziston zoti, ateizmi do ta përjetonte si ofendim më të vogël se sa religjionin.”
(Edmund & Jules de Goncourt, shkrimtar francez, 1822-1896 / 1830-1870)

Unë konsideroj religjionin si sëmundje, pra si një burim të mjerimit të pakufishëm për racën njerëzore. (Bertrand Russell, filozof anglez, 1872-1970)
Teologën janë ata që në Gjermani po ia sjellin fundin Zotit.”
(Heinrich Heine, poet gjerman, 1797-1856)

Unë mbroj ateizmin si formë të nevojshme dhe të domosdoshme të inteligjencës njerëzore.“ (Max Bense, profesor i filozofisë dhe teorisë shkencore, 1910-1990)

Nga gjermanishtja, Lis Bukuroca, në fotografi Samuel Beckett

Keine Kommentare: