Lis Bukuroca

"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

26.04.2024

Humanizmi si religjion

Thënia “Respekto dinjitetin njeriut" më duket si një fe e plotë, një fjali sa një  religjion. Ai mendim përshkon të gjitha veprimet e njeriut në jetë... Shpesh më kanë quajtur ateist, edhe pse kurrë vetë nuk e kam thënë. Nuk arrija ta përkufizoj veten...


Në humanizëm njeriu nuk ka nevojë për klerikë, as për organizata fetare. As për nënshtrim. As për lutje. Në fakt nevojitet vetëm dija e intelektualëve dhe filozofëve të mëdhenj humanistë: të djeshëm dhe të sotshëm. Humanisti është një fakt i pranishëm, i dukshëm, i prekshëm, i ndjeshëm, me intelekt të zhvilluar dhe mund të besojë vetëm në fakte të dëshmueshme. 

23.04.2024

Ju flet Lucius Anneus Seneca (II)

"Mos ki frikë nga dhimbja: ose merr fund ajo ose të jep fund.”                                                                                “Kush kërkon me droje, i mëson tjetrit refuzimin.”

“Në tri kohë ndahet jeta: në të tashmen, në të kaluarën dhe në të ardhmen. Prej tyre, e tashmja është shumë e shkurtër; e ardhmja, e dyshimtë: e kaluara, e sigurt.

“Do të të tregoj një ilaç dashurie pa helme dhe barishte, pa formula magjike: nëse do të të dashurojnë, dashuro!”

22.04.2024

Ju flet Lucius Anneus Seneca (I)

"Qetësia shpirtërore është pasuri e vërtetë."

"Lumturia e vërtetë nuk varet nga kushtet e jashtme, por nga gjendja e shpirtit."

"Kushdo që shqetësohet vetëm për gjërat materiale nuk do të jetë kurrë në gjendje të ketë paqe mendore."

"Paqja e vërtetë shpirtërore vjen nga qetësia e brendshme, jo nga mungesa e problemeve të jashtme."

19.04.2024

Piskamë

1. Nënat e emancipuara pamundësojnë lindjen e çdolloji të radikalizmi në shoqëri. Nëse lufton për barazinë e vajzave dhe grave, kontribuon për lumturinë e vajzave dhe motrave tua, rrjedhimisht për komb europian! 

Kush e lufton barazinë gjinore, në mënyrë efektive mund të luftojë vetëm barazinë e vajzave të veta dhe bashkëshortes së vet, por kurrë jo të grave tjera!